Shërbim profesional i ofruar nga ehene.com për krijimin dhe verifikimin e llogarive Stripe të lidhura me IBAN europian. .
Ju lutem lexojeni me kujdes!
Lidhje me IBAN europian për tërheqje në Shqipëri ose Kosovë
Konfigurim i pagesave ndërkombëtare dhe menaxhim i verifikimeve
1. Aplikimi në platformën tonë
Plotësoni formularin e aplikimit në linkun zyrtar.
Kujdes: Ju duhet të keni një website aktiv që lidhet me emrin e biznesit apo emrin tregtar.
2. Krijimi i llogarisë Stripe (nga ne)
Ne krijojmë llogarinë Stripe në emrin tuaj. Pasi Stripe dërgon email konfirmimi, bëni forward të tij tek info@ehene.com. Mos klikoni "Forgot password".
3. Plotësimi i të dhënave të biznesit (nga ne)
Ne vendosim të dhënat e biznesit sipas atyre që keni dhënë në formular.
4. Vendosja e të dhënave bankare (nga ne)
Ne lidhim llogarinë me:
- Paysera Albania — për aplikantët nga Shqipëria
- OneFor Kosova — për aplikantët nga Kosova
5. Aktivizimi i Sigurisë 2FA
Instaloni një aplikacion Authenticator (p.sh. Google Authenticator). Pasi të gjeneroni kodin, na dërgoni atë në WhatsApp — gjithmonë në koordinim me ne.
6. Verifikimi i identitetit (nga ju)
Pas koordinimit në WhatsApp, do të merrni një link verifikimi në email. Ngarkoni pasaportën ose ID-në (Shqipëri/Kosovë). Verifikimi bëhet përmes sistemit të Stripe — nuk keni nevojë të na dërgoni dokumente.
Tarifat zyrtare të Stripe:
Nga 1% – 2.9% + 0.30€ për pagesë +0.66% shtesë për pagesa në valutë tjetër përveç Euro
Detaje të plota në rreth Tarifave te Stripe
-
Verifikimi i një pagese zgjat rreth 3 ditë.
- Çdo ditë
- Një herë në javë
- Një herë në muaj
Ritmet e transferimeve që mund të zgjidhni:
Krijimi dhe Pagesa Fillestare
177€ — Krijimi dhe verifikimi (paguhet pas përfundimit)
Në vazhdim, ju mund të zgjidhni njërën nga paketat e abonimit, ose mund të vazhdoni edhe pa u abonuar në asnjërën prej tyre.
Abonim Vjetor
+ 39.90€
Mbështetje dhe sqarime për çdo kërkesë që keni, në rast se nuk e kuptoni diçka ose ju nevojiten informacione shtesë rreth ndonjë shërbimi të Stripe apo elementeve të tjera teknike.
Pako PREMIUM - Abonim Mujor
Pagesë fillestare: 177€ (paguhet vetëm pasi të aprovohet llogaria nga Stripe)
Abonimi mujor: 29.90€/muaj
Kontratë 1-vjeçare
Përfshirë në paketë:
- Konfigurimi dhe sigurimi i aprovimit të llogarisë Stripe
- Mbështetje e vazhdueshme teknike dhe strategjike
- Sugjerime për optimizim të performancës dhe përmirësime operative
Kushtet:
- Klienti mund ta anulojë abonimin në çdo kohë.
- Shërbimet vazhdojnë deri në përfundim të muajit të paguar.
- Nëse pagesa mujore dështon, mbështetja pezullohet automatikisht pas 5 ditësh.
Pako PRO
Pagesë mujore: 99.90€
Përfshirë në paketë:
- Konfigurim dhe optimizim i avancuar i llogarisë Stripe
- Mbështetje 12/7 për çdo çështje teknike apo financiare
- Menaxhim proaktiv dhe këshillim strategjik
- Ndërhyrje në rast bllokimesh, hetimesh ose situatash të ndjeshme me Stripe
Kushtet:
- Nëse pagesa nuk kryhet brenda 10 ditësh, shërbimi pezullohet automatikisht.
- Pas pezullimit, klienti mund të kalojë vetëm në planin standard PREMIUM.
Informacion i Përbashkët për të Gjitha Planet
Për çdo plan do të nënshkruhet një Marrëveshje e veçantë bashkëpunimi, me pajtueshmëri të dyanshme, për të mbrojtur interesat e të dyja palëve.
Llogaria Stripe krijohet në bazë të Republikës Çeke dhe verifikohet me adresë nga ky shtet.
Dokumentacioni dhe të dhënat e përdoruesit janë sipas shtetit të aplikantit: Shqipëri ose Kosovë.
Koha e përfundimit të procesit: 24–72 orë (deri rreth 2 ditë pune).
1. Mos bëni ndryshime pa miratim
Ndryshimet e të dhënave të llogarisë (emër, adresë, lidhje bankare, përshkrim biznesi etj.) nuk lejohen pa miratimin tonë.
Përjashtimet e vetme:
- Transferime bankare
- Kthime fondesh (refunds)
2. Nëse Stripe kërkon veprim
Nëse merrni njoftime nga Stripe, mos veproni vetë. Kontaktoni ne në WhatsApp: +420 721 688 679.
3. Veprimet e paautorizuara
Nëse bëni ndryshime pa leje, ndalojmë supportin dhe ndërpresim bashkëpunimin menjëherë, pa paralajmërim.
4. Pagesa dhe periudha e suportit
Çmimi i krijimit dhe verifikimit: 177€. Ky çmim përfshin:
- Krijim dhe konfigurim të plotë
- Verifikim zyrtar pranë Stripe
- 3 muaj support falas nga data e dorëzimit të llogarisë
5. Pas 3 muajve
Pas periudhës falas, mund të abonoheni për 39.90€ / vit për të vazhduar suportin ose në njëren nga pakot tjera të abonimit. Nëse nuk abonoheni, nuk do të ofrohet më asistencë teknike nga ana jonë.
Rregulla shtesë
- Mos ndani kredencialet e Stripe me askënd tjetër.
- Mos ndryshoni të dhënat bankare pa njoftim — kjo mund të shkaktojë bllokim të llogarisë.
- Kontrolloni rregullisht ne Dashboard-in e Stripe ose emailin e regjistruar në Stripe për njoftime dhe kërkesa.
Përgjegjësi ligjore
Ju jeni përgjegjës për përdorimin e ligjshëm dhe korrekt të llogarisë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për shkelje pas dorëzimit.
Email: info@ehene.com
WhatsApp: +420 721 688 679
Faqja: ehene.com






